Flash News

KRYESORE

Video/ Portugalisë i mjafton një gol për të mundur Holandën dhe për të fituar Ligën e Kombeve

Video/ Portugalisë i mjafton një gol për të mundur

Portugalia fiton finalen e Ligës së Kombeve kundër Holandës në një ndeshje plot emocion, që u vendos nga Goncalo Guedes. Luzitanët janë kombëtarja e parë që fiton këtë trofe.

Duhet thënë se ishin portugezët ata që dominuan sfidën në stadiumin “Dragao”, ndërsa holandezët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Megjithatë mbrojtësit Virgil van Dijk dhe Mattijs de Ligt u treguan të saktë në prapavijë, duke mos lejuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo që të shënonte.

Vetëm 1 gjuajtje në portë arriti të krijonte Holanda, kundrejt 7 të portugezëve. në fund, festimet ishin të çmendura për portugezët, të cilët triumfin fundit e kishin arritur në evropianin e 2016-ës.

Të fundit