Flash News

KRYESORE

Video/ Prek gjoksin e Ariana Grandes gjatë funeralit të Aretha Franklin, reagon Peshkopi

Në funeralin e Aretha Franklin kanë qenë të pranishëm shumë artistë, ku mes tyre dhe këngëtarja Ariana Grande, e cila performoi një nga këngët e mbretëreshës së soul-it. Por një incident i ka ndodhur këngëtares e cila u përball me një situatë mjaft të sikletshme qe ka marrë vëmendjen e gjithë botës dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq këtë moment të sikletshëm kur pas përfundimit të performancës, Peshkopi Charles H Ellis III, ia vë dorën pas shpine dhe i prek pjesën anësore të gjoksit.Ai e përsërit disa herë këtë veprim dhe fansat e Arianës janë shprehur të revoltuar pas këtij veprimi. Menjëherë ka reaguar dhe vetë Peshkopi, i cili ka thënë: “Nuk është qëllimi im që të prek gjoksin e ndonjë femre. Ndoshta e kalova kufirin, ndoshta isha shumë miqësor ose shumë familjar, por prap kërkoj falje”,

Të fundit