Flash News

KRYESORE

Video/ Premtimet e Panuçit si trajner i kuqezinjëve: Të parët në grup dhe kualifikueset e Europianit

Video/ Premtimet e Panuçit si trajner i kuqezinjëve: Të

Pasi u hodh shorti për grupin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, trajneri Panuçi u shfaq optimist duke vënë objektiva maksimal për skuadrën.

“Ne duhet të rrezikojmë, duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrijmë qëllimit. Për momentin, vëmendja jonë është te Liga e Kombeve. Më pas do të mendojmë për kualifikueset e Europianit.

E them këtë, sepse kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Europian. Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve dhe do të provojmë deri në fund”, ka deklaruar trajneri Kristian Panuçi për gazetarin Alban Xhihani të “SuperSport” menjëherë pas shortit, më 24 janar.

Përtkundër optimizmit të italianit, sot kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në Grupit 1 me vetëm një fitore; larg pritshmërive si në rezultate ashtu edhe në lojë.

https://www.youtube.com/watch?v=RDEUCtFITDs

Të fundit