Flash News

KRYESORE

Video/ Presidenti Meta luan futboll në bregdet: Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët

Video/ Presidenti Meta luan futboll në bregdet: Është mirë

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një videoje që ka postuar në Facebook tregon se ditën e ka mbyllur duke luajtur futboll në bregdet.

Siç shihet në këtë video, kreu i shtetit, i cili njihet për dobësinë e tij ndaj futbollit, ka zgjedhur të luajë me disa të rinj në rërën e plazhit të “Shën Pjetrit”.

Kreu i Shtetit bën me dije se në këtë lojë është ftuar nga djemtë e Shën Pjetrit, të cilët edhe i ka falënderuar.

“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive”, shkruan Presidenti.

Të fundit