Flash News

KRYESORE

Video/ Prezantohej si polic, arrestohet 42-vjeçari nga Tirana; Ç’ju gjet pas kontrollit fizik

Video/ Prezantohej si polic, arrestohet 42-vjeçari nga Tirana;

Bie në pranga një person që hiqej si agjent i Policisë kriminale në Tiranë. Pas denoncimit nga qytetarët, 42-vjeçari më inicialet A.Th., banues në Tiranë u arrestua në flagrancë, ndërsa me vete mbante një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike.

“Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Në numrin 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, sqaron policia.

Të fundit