Flash News

KRYESORE

Video/ Pritet të shemben 25 objekte, Shehu: Në Këlcyrë po përsëritet një "Astir" i dytë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar në Facebook foto nga protesta që po realizohet pranë bashkisë në Këlcyrë, pasi iu është bërë me dije banorëve se do të shëmben  25 objekte.

Sipas Shehut, banorët po protestojnë për t’u njohur me projektin e detajuar të asaj zone, detyrim ky ligjor shtetëror, por i parealizuar.

Postimi i plotë:

Në Këlcyrë po përsëritet një "Astir" i dytë!

Sot në atë bashki po protestohet kundër arbitraritetit dhe arrogancës qeverisëse, lokale dhe qendrore.

Kërkohet të shemben 25 objekte në qendër të Këlcyrës, midis të cilave shumë shtëpi banimi të ndërtuara aty vite e vite më parë.

Banorët po protestojnë për t’u njohur me projektin e detajuar të asaj zone, detyrim ky ligjor shtetëror, por i parealizuar.

Kërkojnë që më tej, nqs ky projekt do të realizohet, shpronësimi të bëhet mbi çmime reale dhe jo arbitrare e qesharake në vlerë këto.

Fatkeqësisht për këto kërkesa të drejta, të adresuara nga qytetarët prej javësh ndaj Bashkisë së Këlcyrës dhe institucioneve të tjera shtetërore, ka vetëm një heshtje, duke shtuar kështu dyshimet edhe për një vepër korruptive aty.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/video-1551692935.mp4"][/video]

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/video-1551692962.mp4"][/video]

Të fundit