Flash News

KRYESORE

Video/ Projekti u pezullua, por fadroma nis punë në mbrëmje te ‘Unaza e Re’

Video/ Projekti u pezullua, por fadroma nis punë në mbrëmje te

Ndonëse projekti i ndërtimit të ‘Unazës së Re’ është pezulluar nga ARRSH, pasi u zbulua se kompania fituese kishte kryer disa falsifikime, një fadromë është shfaqur në orët e vona të mbrëmjes pranë Sheshit Shqiponja.

“Në këto momente, kjo fadrome ndodhet te Sheshi Shqiponja, dhe në mënyrë shumë të shpejt po mundohet të mbaroj punë shpejt. Loti parë që kap Sheshi Shqiponja është pezulluar sipas ARRSH, pse fadromat po punojnë akoma?!! Turp për këtë shtet manipulues dhe mashtrës..!

Projekti i ‘Unazës së Re’ që kushton 40 milion euro për 2.2 km është shoqëruar me dyshime që kur u prezantua, teksa Partia Demokratike ka përmendur shpesh emrin e Ramës, Veliaj, Gjiknurit dhe Qëndros si të përfshirë direkt në këtë grabitjen e parave.

Të fundit