Flash News

KRYESORE

VIDEO/ PS nuk e njeh Rudina Hajdarin si anëtare të Këshillit Politik

VIDEO/ PS nuk e njeh Rudina Hajdarin si anëtare të Këshillit

Partia Socialiste duket se nuk e njeh Rudina Hajdarin si anëtare të Këshillit Politik.

Deputeti Adnor Shameti, gjatë një interviste për mediat, kur u pyet për draftin e propozuar nga Rudina Hajdari për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, tha se ajo është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe për rrjedhojë nuk është anëtare e Këshillit Politik.

“Në dijeninë time, Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe për rrjedhojë ajo nuk është anëtare e Këshillit Politik”, shprehet Shameti.

Mbetet për t’u parë nëse ky është qëndrimi zyrtar i socialistëve apo thjesht një mendim personal i deputetit Shameti. Deri tani, ligjvënësja shqiptare ka marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e Këshillit Politik si përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e falenderoi Rudina Hajdarin për draftin me 4 pika për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe i kërkoi mirëkuptimin për t’i dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin propozimet e tyre konkrete dhe më pas sipas të vazhdohet me procesin e negocimit për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/09/46904140_669999670285238_5472497091794171647_n.mp4"][/video]

 

 

Të fundit