Flash News

KRYESORE

Video/ Pse nuk u morët me vajzën, por me Taulant Ballën? Si përgjigjet Salianji

Video/ Pse nuk u morët me vajzën, por me Taulant Ballën? Si

Rasti i vajzës Xhisela Maloku, e cila kishte kallëzuar në polici djalin e deputetit Rrahman Rraja se e ka dhunuar dhe dëshmia lidhur me këtë ngjarje të ish-oficerit Emiljano Nuhu, duke përfshirë edhe kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushin dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla si personat që i bënë presion për mbylljen e çështjes, ka shkaktuar debate të forta në politikë.

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte i ftuar në “Mbrëmje në ABC Neës” dhe sqaroi pse vajza nuk është e mbrojtur dhe i gjithë debati është fokusuar te prania ose jo e Taulant Ballës ditën që është kërcënuar ish-oficeri Emiljano Nuhu.

“Ne shikojmë ngjarjen. Këta kanë bërë kallëzim në prokurori që opozita po bën punën  e saj, që po reagon fort për një rast skandaloz, që Prokuroria dhe policia e shtetit e qeveria duhej të merrej me arrestin  djalit të deputetit, atë vetë dhe Ballan për rrethanat e çështjes se një oficer policie e ka dokumentuar veçse jep dëshmi. Ne po merremi me Ballën se këta janë shkaktarët që ajo vajzë nuk është e mbrojtur”, u shpreh Salianji.

Të fundit