Flash News

KRYESORE

Video/ “Punë e shkëlqyer”, rruga e inauguruar nga Veliaj përmbytet nga shiu 15-minutësh

Ka mjaftuar një rrebesh i shkurtër shiu në kryeqytet, që lagjia kryesore e Kombinatit të përmbyset. Siç shihet edhe në video, uji ka pushtuar rrugën, duke bërë pothusje të pamunduar lëvizjen e mjeteve dhe ka përmbytur mjaft biznese.

Megjithatë, rruga u inagurua vetëm 2 muaj më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një postim në ‘Instagram’ më 19 shkurt, ai nuk e fshihte entuziazmin, duke shkuar deri aty sa deklaronte se tani Kombinati ‘ka dalë në dritë’.

“Çfarë ndryshimi. Ka edhe pak punë rruga e re e Kombinatit, por tashmë u hap ndriçimi LED – mund të them pa batutë që lagjia ‘ka dalë në dritë’. Faleminderit të gjithë ekipit për punën e shkëlqyer! Bravo”, nënvizonte Veliaj.

Nuk është hera e parë që punë të bashkisë, të propaganduara si cilësore kanë rezultuar fasada të radhës në një kohë që përgjegjësia mbetet jetime.

 

 

Të fundit