Flash News

KRYESORE

Video që po "thyen" rrjetin/ Mbajtëset elektronike të sapunëve raciste? I përgjigjen vetëm lëkurës së bardhë

Video që po "thyen" rrjetin/ Mbajtëset elektronike të

Një video që tregon një mbajtëse automatike sapuni banje që nuk arrin të zbulojë dorën e një njeriu me lëkurë me ngjyrë po bëhet virale në rrjetet sociale, madje ka ngritur pyetje rreth racizmit në teknologji, si dhe mungesën e diversitetit në industrinë që e krijon atë.

Videoja u ngarkua në Twitter nga Chukëuemeka Afigbo, kreu i partneritetit platformë të Facebook në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

"Nëse keni pasur ndonjëherë një problem duke kuptuar rëndësinë e diversitetit në teknologjinë dhe ndikimin e saj në shoqëri, shikoni këtë video." shkruante Afigbo.

Video fillon me një burrë të bardhë që mban dorën e tij nën mbajtësen e sapunit dhe menjëherë merr sapun në përpjekjen e tij të parë.

Pastaj, një njeri me ngjyrë lëkund dorën nën mbajtësen e sapunit në drejtime të ndryshme për më shumë se dhjetë sekonda por nuk merr sapun. Pasi nuk merr sapun me duar ai vendos pecetë të bardhë letre dhe  menjëherë i jepet sapun shkruan "Daily Mail".

Video është shpërndarë më shumë se 93.000 herë në rrjetet sociale dhe është parë miljona herë.

Shumë prej komentuesve prej e lidhin këtë  me tensionet aktuale racore në SHBA.

Të fundit