Flash News

KRYESORE

Video/ Qëlloi me vezë senatorin teksa jepte intervistë, senatori i përgjigjet me grushte adoleshentit

Video/ Qëlloi me vezë senatorin teksa jepte intervistë, senatori

Nuk ka shkuar aspak mirë intervista e një senatori të pavarur australian nga Queensland, teksa reagonte lidhur me sulmin terrorist në Zelandën e Re.

Fraser Anning u qëllua me një vezë në kokë teksa fliste para mediave, ndërsa senatori i është përgjigjur duke e qëlluar me grushte autorin, një adoleshent 17-vjeçar.

Ky i fundit u arrestua në moment nga policia, por u la i lirë disa orë më vonë.

Anning u kritikua pasi u përpoq të tërhiqte vëmendjen duke theksuar se sulmi i xhamive tregonte një “frikë në rritje për një prani të shtuar të myslimanëve” në komunitetet australiane dhe në Zelandën e Re.

Ndiqni videon:

Të fundit