Flash News

KRYESORE

Video/ Qëndrimet e ndryshme të Ramës për ‘Astirin’; premtoi legalizime, sot planifikon t’u prishë shtëpitë

Video/ Qëndrimet e ndryshme të Ramës për

Prej më shumë se 15-ditësh qindra banorë të zonës së Astirit në kryeqytet janë duke protestuar çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre që prishen nga projekti i Unazës së Madhe.

Deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka denjuar që ti presë ata në takim, ndërsa pak ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i quajti shpellarë të gjithë ata që kundërshtojnë projektin e Unazës.

Mëgjithatë, një video e pesë viteve më parë e publikuar nga ‘Fax News’ tregon se kryeministri Rama ka pasur qasje ndryshe, teksa iu premtonte se çdo banesë të legalizohej.

“Kështu që kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin. Do bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është vetëm puna e legalizimit që mos të prishet shtëpia, se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak”,janë fjalët që kryeministri Rama përdorte asokohe.

Ndërkohë që së fundi në emisionin ‘Repolitix’, Rama është shprehur se ligjet janë të qarta dhe shtëpitë duhet të prishen.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, janë fjalët e Ramës.

Natyrshëm lind pyetja se cilin nga Edi Ramat duhet të besojnë qytetarët, atë që iu premtonte legalizimet për votat, apo këtë të dytin që do t’i hedhë në rrugë, duke i lënë në mëshirë të fatit, sa kohë që të gjithë mundin e tyre e kanë pasur të fokusuar në ndërtimin e banesave?!

https://www.youtube.com/watch?v=jd4hGe95hhI

Të fundit