Flash News

KRYESORE

Video/ Qesharake, kryetari i Bashkisë së Vlorës flet për investimet në rrjetin e energjisë elektrike, në sallë ikin dritat

Video/ Qesharake, kryetari i Bashkisë së Vlorës flet për

Një situatë qesharake mund të cilësohet ajo në të cilën është bërë protagonist kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Kryebashkiaku i Vlorës ishte në një takim me banorët e Dukatit për të ndarë me ta sukseset jo vetëm të Bashkisë por edhe të qeverisë.

“Investimet që janë duke u bërë në territorin e Bashkisë së Vlorës nën kujdesin e Ministrisë së Energjetikës për të zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me energji elektrike absolutisht janë më të mëdhatë që anë ndodhur në këtë territor këto 25 vitet e fundit”, u shpreh Leli.

Por për ironi, vetëm pak çaste më vonë, në sallën ku mbahej takimi është ndërprerë energjia elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=T0-S-2I-QlQ

 

Të fundit