Flash News

KRYESORE

Video/ Qeveria nis reformën për të mbrojtur dhe zhvilluar vijën bregdetare

Video/ Qeveria nis reformën për të mbrojtur dhe zhvilluar

Qeveria shqiptare ka nisur nga puna për përpilimin e pasqyrës digjitale të reformës për kontrollin mbrojtjen dhe zhvillimin e vijës bregdetare. Në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se kjo pasqyrë digjitale do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private në bregdetin shqiptar.

Synimi i gjithë kësaj është që të mund të kryhen operacione në terren, me qëllim që t’u ofrohen qytetarëve një Shqipëri turistike shumë cilësore. në këtë mënyrë edhe shërbimi dhe infrastruktura e mikpritjes do të zhvillohet gjithnjë e më shumë.

Statusi

KA NiSUR PUNA... për Vijën Bregdetare 2020

12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare🌊

Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura😁

Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes⛱

Të fundit