Flash News

KRYESORE

Video: "Raketa" Roshi i jep fitoren ekipit të tij, shënon mjaft bukur

Video: "Raketa" Roshi i jep fitoren ekipit të tij, shënon

Sulmuesi i Shqipërisë, Odise Roshi, i dha tri pikë ekipit të Akhmatit në fitoren e arritur në transfertë kundër Orenburgut me rezultatin 1-2.

Fieraku realizoi golin e dytë për ekipin e tij, duke qenë i rëndësishëm. Shqiptari u kthye nga ndeshjet me kombëtaren dhe duket se forma e tij ka qenë mjaft e mirë.

Roshi çoi shifrat në 0-2 në minutën e 75-të. Sulmuesi i krahut me shpejtësinë e tij la pas kundërshtarët në zonë dhe me një goditje diagonal përshëndeti rrjetë. Një goditje mjaft e bukur, ndërsa "Raketa kuqezi" shënoi golin e tij të 3 këtë sezon.

https://streamable.com/ia41w

Të fundit