Flash News

KRYESORE

Video/ “Rama gënjen”, Vokshi: Janë ndihmuar 4 mijë, jo 600 mijë familje me ushqime

Video/ “Rama gënjen”, Vokshi: Janë ndihmuar 4 mijë,

Albana Vokshi, ish-deputete e Partisë Demokratike publikoi një video, ku tregohet një shkresë e kreut të Emergjencave Civile në Shqipëri Haki Çako, ku shfaqet numri i pakove ushqimore të shpërndara për çdo bashki. Sipas përllogaritjeve të PD, deri më tani janë dhënë diku të 4 mijë pako ushqimore, dhe jo sa pretendon Rama se janë ndihmuar 600 mijë familje, thotë Albana Vokshi.

“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.

Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan Vokshi.

https://www.facebook.com/559294428/posts/10158373205644429/?d=n

Të fundit