Flash News

KRYESORE

Video/ Rama i ftuar te Fevziu, ‘injoroi’ hapur Aleksandër Frangajn sa mbërriti në tv Klan

Video/ Rama i ftuar te Fevziu, ‘injoroi’ hapur Aleksandër
Mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa tema për të cilën foli ishte “Të ndihmojmë fëmijët në nevojë”. Veç çitjaneve, ajo që ra në sy është edhe mënyra se si kryeministri Edi Rama injoroi hapur pronarin e televizionit Klan, Aleksandër Frangaj sapo mbërriti në tv Klan. Për ta pritur doli ai vetë i shoqëruar edhe nga kryeredaktorja e “Opinion”, Desada Metaj. Siç duket edhe nga video, Rama sapo zbriti nga makina e tij kryeministrore, i shoqëruar nga Endri Fuga dhe truproja, fillimisht takon Metajn, ndërsa më pas është drejtuar nga Frangaj. Megjithatë, ndonëse Frangaj i ka shtrirë dorën për ta përshëndetur, Rama e ka shmangur këtë moment dhe i ka kërkuar që të largohen drejt televizionit. Gjatë emisionit, kryeministri Edi Rama e ka quajtur një tragjedi me proporcione të jashtëzakonshme rastin e prezantuar në emisionin ‘Opinion’, të martën në darkë, për gjashtë motrat e mbetura jetime pas vdekjes së prindërve në Kukës.

Te ndihmojme femijet ne nevoje! #opinion #live

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Të fundit