Flash News

KRYESORE

Video/ Rama “i pakursyer” ndaj Elisa Spiropalit: Ke lidhje të drejtpërdrejtë me Skënderbeun

Video/ Rama “i pakursyer” ndaj Elisa Spiropalit: Ke lidhje të

Kryeministri Edi Rama sot ka qenë i pranishëm në Berat, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët, si pjesë e bashkëqeverisjes.

Edhe nga Berati, Rama nuk i ka lënë batutat për 'Skënderbeun e Elisa Spiropalit'.

Pas fjalës së Ramës, Spiropali mori mikrofonin dhe tha “E hapim për pyetje ose diskutime nga qytetarët, nëse ka”, ndërsa Kryeministri pasi foli një maturante me emrin Elisa, lëshoi edhe një batutë.

“Unë i thashë po ju lëshojmë nga dielli, Elisa ju mbajti këtu. Tani ju e dini se Elisa është më e fortë se unë se është e lidhur drejpërdrejt me Skënderbeun”, tha kryeministri Rama, ndërsa qytetarët nuk e kanë mbajtur të qeshurën.

Video në minutën 30

Të fundit