Flash News

KRYESORE

Video/ Rama ‘magjepsi’ Parisin, por ja me çfarë e pret Franca

Sipas shkrimtares Ornela Vorpsi, kryeministri Edi Rama ‘magjepsi’ Parisin gjatë vizitës së tij në Francë. Kryeministri Rama u shpreh se personin e vetëm që do të 'magjepsë' është pikërisht presidenti Emanuel Macron.

Franca, Gjermania dhe Holanda janë ndër vendet skeptike të Shqëipërisë. Rama i kërkoi Macron një takim, para qershorit, që do të jetë vendimtar për çeljen ose jo të  negociatave të Shqipërisë  me BE-në.

Takimi mes tyre është konfirmuar nga Macron, por do të zgjasë vetëm një orë në Elysee. Ky takim është kërkuar nga vetë Rama dhe do të diskutohet lidhur me qëndrimin e Francës për Shqipërinë.

Por, pak para vizitës së Ramës në Francë, Canal+ ka treguar me zë e figurë situatën e vështirë ekonomike në Shqipëri, duke nxjerrë në pah edhe varfërinë ekstreme në disa zona.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë takimi mes Ramës dhe presidentit Macron; nëse kryeministri do e bind që Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. /Politiko.al/ 

Shiko videon KËTU pas minutës 27

Të fundit