Flash News

KRYESORE

Video/ Rama mbrojti Jorgo Toton: Votojeni pa siklete dhe pikëpyetje

Video/ Rama mbrojti Jorgo Toton: Votojeni pa siklete dhe pikëpyetje

Gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama shprehu hapur simpatinë për Agim Kajmakun, kryebashkiaku i ri i PS ne Vore që rezulton me probleme në shtetin grek. Më 27 qershor, kreu i qeverisë garantoi banorët e qytetit së Kajmaku do bëjë më shumë se Fiqiri Ismaili në gjatë katër mandateve të tij.

“Është njeri jo i shkencës, por i punës është njeri kembemgulës dhe u shkon gjerave deri ne fund. Eshtë kokefortë, prandaj ju them se në katër vitet që vijne do bëjë për Vorën me shumë se gjithe keto vite qe po mbyllem. Prandaj pa asnje siklet, pa asnjë stres, pa asnjë llojë pipeytetje, e gjithe Vora duhet të votojë për vete, por si Vora, Gjirokastra, Kukesi Vora, duhet te votojnë per Shqipërinë që duhet te  kemi pas 30 qershorit”, deklaroi Rama.

Në formularin e dekriminalizimit, rezulton se Kajmaku ka ndryshuar emrin në kohën kur jetonte në Greqi, ku quhej Jorgo Toto. Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama ka pasur dijeni për të kaluarën e tij në shtetin fqinj, por nëse rezulton se ai ka qenë i denuar, atëherë në Vorë do të përsëriten zgjedhjet.

Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 33-15:

Të fundit