Flash News

KRYESORE

Video/ Rama në 2015-n për kryebashkiakun që sot iu bllokua pasaporta: Është 100% i PS, me aleatët ndajmë përgjegjësi

Video/ Rama në 2015-n për kryebashkiakun që sot iu bllokua

Kryebashkiakut të Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i është bllokuar sot pasaporta për shkak se është përfshirë në hetimet e Prokurorisë për abuzimin me pronat në bregdet. Gjithashtu, Gjykata vendosi ndaj Nuredinit masën “detyrim paraqitje”.

Nuredini ka qenë propozim i PDIU-së në zgjedhjet lokale të 2015-s, por kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gjatë fushatës si kandidat 100% të Partisë Socialiste dhe se me aleatët do të ndanin përgjegjësitë.

“Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë. Beqir Nuredini është kandidati i Partisë Socialiste 100%, siç është kandidati i PDIU-së, LSI-së dhe i gjithë Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ne nuk kemi ndarë bashki, ne kemi ndarë përgjegjësi. i kemi dhënë mbështetje totale të gjithë kandidatëve pavarësisht nëse i kemi propozuar vetë apo aleatët. Ndaj me Nuredinin do kemi qeverisjen e duhur për Rrogozhinën”, është shprehur Rama më 2 qershor të 2015-s.

Pavarësisht se si do të përfundojnë hetimet dhe cili do të jetë vendimi i Gjykatës për Beqir Nuredinin, vështirë të mendohet se kryeministri Edi Rama do e ndajë edhe këtë përgjegjësi së bashku me të, siç ka premtuar në 2015-n. 

Të fundit