Flash News

KRYESORE

Video/ Rama pas votimit në Surrel, zihet ngushtë nga gazetarët: A mund të ma hapni rrugën? Jua dua shumë, jam në paqe me ju

Video/ Rama pas votimit në Surrel, zihet ngushtë nga gazetarët: A

Pas orës 09.00, siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama ka votuar në Surrel mes Erion Veliajt dhe Arben Skënderajt.

I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda, Rama pas apelit se kjo e sotmja është më shumë një ditë mësimi për ata që tentojnë të marrin sovranitetin e popullit, u përball edhe me një mori pyetjesh nga gazetarët, por ai nuk preferoi t’u përgjigjej.

Si duket, i zënë ngushtë prej pyetjeve thumbuese, Rama ka tentuar t’i marrë me të mirë përfaqësuesit e medias duke shmangur përgjigjet e pyetjeve se çfarë do ndodhë nesër, me dekretin e ri të presidentit për zgjedhjet e reja në tetor etj.

Debati:

Gazetarja: Zoti Rama, ç’do ndodhë me 13 tetorin?

Nëse opozita merr qoftë edhe një bashki më tepër, a do shkoni ju në zgjedhje të parakohshme, sic keni deklaruar?

Rama: Jam në paqe me ju, ju dua shumë, as nuk më tundoni dot, ju dua shumë, jeni më të mirët, por a mund të ma hapni rrugën?

Gazetarja: Jeni në paqe me median, s’duhet ta prishni sot...

Rama: A mund të ma hapni rrugën?

Gazetarja: Çfarë do ndodhë me 13 tetorin?

Rama: Akoma nuk e mësuat që rruga nuk i zihet askujt që është në të drejtën e vet?

Gazetarja: Si ishte të votoje në komunizëm zoti Rama?

Rama: A mund të ma hapni rrugën?

Gazetarja : Po nesër çfarë do ndodhë, do shkoni në tryezë dialogu me opozitën?

Rama: A mund të ma hapni rrugën? Ja dallimi i madh midis të shkuarës dhe të sotmes, sot të zënë rrugën gazetarët dhe qofsh kush qofsh, je i detyruar të kërkosh dhe të lutesh, a mund të ma hapni rrugën?

Debati në fund të videos: 

Të fundit