Flash News

KRYESORE

Video/ Rama përgënjeshtron veten: tallet me maskat anti-virus dhe shfaqet me 'bezen' që nuk të mbron as nga era e Lanës

Video/ Rama përgënjeshtron veten: tallet me maskat anti-virus dhe

Nga foltorja e Kuvendit, javën e kaluar, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve që të mos i tremben koronavirusit, pasi 'situata është nën kontroll'.

Thirrja u bë në ditët kur ende nuk ishte konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me Covid-19 në vendin tonë, edhe pse dyshimet për një rast të tillë ishin shtuar që prej konfirmimit të rasteve të para në Italinë fqinje.

Rama vazhdoi më tej duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos harxhojnë lekët me maska mbrojtëse me argumentin se nuk mbrojnë nga infektimi.

Madje tha se po citonte OBSH, që maska është një objekt i cili ndihmon të prekurit dhe personelin mjeksor dhe jo personat e pa infektuar.

Është e klikimeve marramendëse me burime të infektuara të informimit, me të cilat qytetarët duhet të ruhen e të mbrohen vetë sepse shkaktohet alaram i pakëshillueshëm.

Duke folur për maskat, thirrja që bën OBSH dhe unë është që mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja, maskat janë  të dobishme për personelin, të prekurit dhe ata që u shërbejnë të prekurve, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë, që histeria për tu maskuar që ka përfshirë botën është harxhim i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”, shprehej kryeministri.

Ndërsa ditën e djeshme, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Rama u shfaq në mbledhjen urgjente të qeverisë me një maskë në fytyrë.

Partia Demokratike nga ana e saj denononcoi qeverinë se 1.2 milionë maska të shpërndara për personelin mjekësor rezultojnë të skaduara nëntë vite më parë.

Si kundërpërgjigje për PD, Rama tha se maskat vijnë nga Amerika dhe përdoren për salla kirurgjikale, teksa vetë mbante të vendosur një të tillë në fytyrë.

Dy momentet: kur Rama thotë se maskat janë harxhim i kotë, dhe shfaqja me maskë në mbledhjen e qeverisë

https://www.youtube.com/watch?v=7fhL_Zvgfi4

Të fundit