Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Rama publikon pamjet, si u shpëtuan tre persona në mes të ujit

VIDEO/ Rama publikon pamjet, si u shpëtuan tre persona në mes të

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video nga një prej aksioneve të shpëtimit që Emergjencat Civile kanë zhvilluar në zonat e përmbytura.

Tre qytetar kishin mbetur të bllokuar në një makinë ndërkohë që kjo e fundit ishte zhytur në ujë. Falë ndërhyrjes në kohë të autoriteteve tre personat e bllokuar u evakuuan.

“MIRËMËNGJES 🙂

dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim - shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë”, shkruan Rama.

 

Të fundit