Flash News

KRYESORE

Video/ Rama publikon videon “Kujt t’i besoni”, Metës apo Juncker-it, por bën autogol

Video/ Rama publikon videon “Kujt t’i besoni”, Metës apo
Kryeministri Edi Rama vazhdon që t’i mëshojë idesë se nëse zgjedhjet nuk mbahen më 30 qershor, atëherë dëmtohet perspektiva evropiane e Shqipërisë. Për të përforcuar tek opinioni publik këtë ide, ai publikoi në profilin tij në Instagram një video, ku shfaq qëndrimet e presidentit Ilir Meta dhe të Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker për këtë çështje, të shoqëruar me tekstin: Kujt t’i besoni? “Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, është deklarata e Metës. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva evropiane e shqiptarëve”, thotë Juncker. Në të dyja deklaratat vërehet qartë se qëndrimi është që zgjedhjet të mbahen. Vetëm me zgjedhje të ndershme, do të ketë hapje negociatash. Kurse kryeministri përpiqet që fjalët e Juncker-it t’i shfrytëzojë për të përforcuar idenë e tij se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohem ë 30 qershor. Gjë që po ta dëgjosh deklaratën nuk thuhet.  Në Shqipëri, dëshira e të gjithëve është që zgjedhjet të bëhen. Rezulton se pengesa është kryeministri Rama.
 
View this post on Instagram
 

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Të fundit