Flash News

KRYESORE

Video/ Rasti i Sandër Lleshit: Si kanë vepruar Presidentët e Italisë për mosdekretimin e ministrave

Video/ Rasti i Sandër Lleshit: Si kanë vepruar Presidentët e

Vendimi i Presidentit për mos-dekretimin e Sandër Lleshit u shoqërua me debate nëse ishte i ligshim qëndrimi i Metës apo shkeli kompetencat.

Një shembull i mire vjen nga shteti fqinj, Italia; një vend ku refuzimi i dekretimit të ministrave nga presidenti është traditë, ndonëse kreu i shtetit ka më pak hapësira ligjore së në Shqipëri.

Në kushtetutën e Italisë, ashtu dhe në atë të Shqipërisë, në asnjë moment nuk thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të rrëzojë dekretin e propozuar nga kryeministri.

Presidentët në Itali, e kanë ushtruar katër herë kompetencën për të refuzuar një propozim për emërim ministri. Gjithashtu neni 92 i Kushtetutës italiane është i njëjtë me nenin 98 të Kushtetutës sonë.

Më poshtë eshtenjë video me 5 fakte italiane, e cila shpjegon se si janë sjellë presidentët e Italisë kur kanë rrëzuar dekretin e kryeministrit dhe çfarë parashikon kushtetuta e tyre, shembull që duhet ndjekur edhe në Shqipëri.

VIDEO/ Precedenti, si kanë vepruar presidentët e Italisë për mosdekretimin e ministrave, ngjashmëria me Kushtetutën shqiptare on Vidnews.

 

Të fundit