Flash News

KRYESORE

Video/ Reagimi i Gardës së Republikës lëndon gazetaren, në ambulancë mungon oksigjeni

Video/ Reagimi i Gardës së Republikës lëndon gazetaren,

Sulmi me gaz lotsjellës nga Garda e Republikës, nga brenda Kryeministrisë, ka lënduar dhjetëra qytetarë. Një ndër të lënduarit është dhe gazetarja e Shijak Tv, Marsida Çerma, e cila ka qenë në terren duke pasqyruar protestën.

Çerma ka ndjerë gjendje të fikti dhe është çuar direkt drejt autoambulancës, ku ndodhej dhe një i lënduar tjetër. Por në ambulancë mungonte aparati i furnizimit me oksigjen.

Më pas gazetarja është transportuar drejt urgjencës së Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.

[video width="792" height="408" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/02/video-1550322142.mp4"][/video]

Të fundit