Flash News

KRYESORE

Video: Reali me simfoni franceze, Zidane kalon presionin te Barcelona

Real Madridi fitoi 2-0 në ndeshjen kundër Espanyol-it në stadiumin "Santiago Bernabeu". Një sfidë e mirë e fituar me lehtësi nga djemtë e Zinedine Zidane që shënuan nga 1 gol për çdo pjesë loje.

Goli i parë mban firmën e Varane që dërgoi në rrjetë topin në minutën e 37'. Madrilenët ndërmorën një aksion të mirë dhe me pasime të shumta çoi francezin drejt portës kundërshtare. Kampioni i botës nuk gaboi dhe i dha avantazhin ekipit të tij.

https://streamable.com/mx5cd

Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga sulmuesi Karim Benzema. Sulmuesi u pasua mjaft mirë brenda zonës nga mesfushori Valverde. I riu e nxori të vetëm me portier dhe i dha hapësirë për të dërguar topin në rrjetë për herë të 10 këtë sezon. Mendy doli me karton të kuq duke lënë Realin me 10 lojtarë në minutat e fundit të ndeshjes. Reali mban vendin e parë në renditje me 34 pikë, në pritje të Barcelonës.

Të fundit