Flash News

KRYESORE

 Video/ ‘Reforma në Drejtësi, kundër të pandëshkuarve’, SHBA paralajmëron: Shumë shpejt të korruptuarit përpara SPAK-ut

 Video/ ‘Reforma në Drejtësi, kundër të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në faqen e saj zyrtare ka publikuar një video lidhur me reformën në drejtësi.

“Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, për shkak se nuk justifikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit”, shkruan ambasada duke paralajmëruar se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK.

“Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.

Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA, ndërsa më poshtë po sjellim materialin e përgatitur prej tyre.

 

 

Të fundit