Flash News

KRYESORE

Video/Rinis aplikimi i taksës, forca të shtuara policore përgjatë Rrugës së Kombit

Video/Rinis aplikimi i taksës, forca të shtuara policore

Nga dita e sotme ka rinisur aplikimi i taksës në Rrugën e Kombit. Nga ana tjetër, banorët e Kukësit, bashkë me shoqërinë civile kanë planifikuar një protestë kundër këtij tarifimi.

Megjithatë, policia ka nisur masat që prej ditës së djeshme, ndërsa sot janë shtuar së tepërmi, edhe përgjatë Rrugës së Kombit.

Siç duket edhe nga fotot e realizuara nga fotoreporterja e politiko.al Jona Kazani, policia ka zbarkuar në disa pika të aksit nacional, për të evituar incidentet. Deri tani, aplikimi i tarifës nuk është shoqëruar me asnjë problematikë.

https://youtu.be/ulhMJmbOPIc

Të fundit