Flash News

KRYESORE

Video/ Ronaldo takon lojtarët e Juventusit; si e priti Kielini, Markizio dhe Pjaniç yllin portugez

Video/ Ronaldo takon lojtarët e Juventusit; si e priti Kielini, Markizio

Sulmuesit Kristiano Ronaldo ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Juventusit, ku takoi për herë të parë trajnerin Masimiliano Alegri lojtarët e klubit bardhezë.

Nga videoja shihet se mbrojtësi Kielini, mesfushorët Pjaniç e Markizio e kanë pritur mjaft mirë yllin portugez që u transferua për 110 milion euro nga Reali i Madridit tek kampionët e Italisë.

Në prezantimin e tij para mediave, 33-vjeçari u shpreh se ka zgjedhur Juventusin pasi dëshiron të vijojë të luajë futboll në nivele të larta dhe të fitojë trope të rëndësishëm.

“Lojtarë të moshës sime zakonisht shkojnë në vende tjera, me gjithë respektin për ta, në këtë pikë të karrierës sime të luaj në një klub kaq të madh më bën të lumtur. Mendoj se Juventusi më ka dhënë një mundësi të madhe”, tha Ronaldo.

“Unë jam person të cilit i pëlqen e tashmja, jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat nga Sportingu te Manchester United dhe tani te Juventusi, që është një sfidë për të cilën jam i përgatitur më shumë. Dua të lë shenjë në historinë e Juventusit dhe jam i lumtur për këtë sfidë”, shtoi ai

https://www.youtube.com/watch?v=1NODi0GZIJU

Të fundit