Flash News

KRYESORE

Video: Roshi është spektakolar, shënon gol nga një pozicion thuajse i pamundur

Video: Roshi është spektakolar, shënon gol nga një pozicion

Akhmat Grozny është me fat që ka një lojtar fantastik si Odise Roshi. Sot, skuadra e legjionarit kuqezi zhvilloi miqësoren e radhës në Turqi.

Rusët fituan me lehtësi 2-1 kundër sllovenëve të Muras dhe Roshi shkëlqeu me performancën e tij. Mesfushori anësor i kombëtares shqiptare mori një asist nga kapiteni i ekipit të tij dhe gjeti rrjetën nga një pozicion pothuajse i pamundur.

28-vjeçari e nisi aksionin në krahun e djathtë dhe lëshoi një diagonale fantastike drejt portës pas 53 minutash lojë. Ky gol ia vlen të shihet dhe jemi krenar që autor i tij është shqiptari Roshi.

Të fundit