Flash News

KRYESORE

Video/ Rrëfimi i Xhisiela Malokut, momenti kur e nxjerr zbuluar deputetin Rraja vetëm me një përgjigje

Video/ Rrëfimi i Xhisiela Malokut, momenti kur e nxjerr zbuluar deputetin

Ditën e djeshme, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve rrëfimi i Xhisiela Malokut, ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS.

Ndërsa ka treguar të gjithë versionin e saj që nga momenti i njohjes me djalin e deputetit socialist, në intervistën e dhënë për Eni Vasilin në Top Channel, në një moment Xhisiela nxjerr zbuluar deputetin Rraja.

Një ditë më parë, ky i fundit ‘theu’ heshtjen, duke reaguar lidhur me këtë debat që ka përfshirë mbarë politikën prej ditësh, që prej publikimit të dëshmisë së Emiljano Nuhut, ish-oficerit të policisë tashmë të larguar nga Shqipëria.

Ndër të tjera, ai deklaronte se familja e tij me atë të vajzës kanë marrëdhënie të vjetra miqësore, ndërsa Xhisiela e mohon këtë fakt.

“Familja jonë dhe familja e vajzës kanë marrëdhënie të vjetra miqësore që janë të pandryshuara sot dhe gjithë jetën”, shkruante një ditë më parë në një reagim të tij në rrjetet sociale deputetit i PS, Rrahman Rraja.

Ndiqni videon pas minutës 2.30 sekonda.

Të fundit