Flash News

KRYESORE

Video/ Rrengu për ish-futbollistin Beckham, të përmbash zhgënjimin e madh me mirësjellje si David

Video/ Rrengu për ish-futbollistin Beckham, të përmbash

Komediani britanik ka përgatitur një rreng për ish-futbollistin e Manchester United, David Beckham. Një nga legjendat e futbollit anglez por edhe atij botëror, Beckham do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e tij në sportin e futbollit.

Statuja e Beckham do të prezantohet në një ceremoni madhështore në "L.A Galaxy" për të celebruar karrierën e tij futbollistike. Prezantimi i statujës së tij do të prezantohet në stadium para 25 mijë vetave. Por ai ende se ka parë punimin e statujës, ndaj James ka përfituar që "t`i punojë" një rreng, duke i shfaqur një statujë komplet tjetër dhe shumë "të shpifur".

Gjithashtu, rrugës për në stadium ai ka dhënë dhe një intervistë për ndjesitë e statujes, por ai nuk e di që po filmohet dhe intervistohet nga skuadra e " The Late Late Show With James Corden". Personi që e pret David udhëzohet nga James dhe ai i thotë disa gjëra që mund ta acarojnë me të vërtetë futbollistin si: "Kishe një karrierë të shkëlqyer me Manchester City", ndërkohë që David me mirësjellje i thotë që ka luajtur me United.

Pastaj, ai fillon e thërret Dejv (Dave), gjë që futbollisti e urren. Ai e thërret disa herë "Dave, Dave, Dave" dhe David i thotë:

"Meqë re fjala, mund të më thërrasësh David. Mamaja ime është i vetmi person që mund të më thërrase David.

Gjithashtu në klipin e përgatitur të momenteve më magjike të Beckham (kështu duhet të ishte në fakt) por në video janë transmetuar momentet më të këqija të tij: rrëzimet, kartoni i kuq.

Në momentin kur ata i prezantojnë më në fund statujën e tij: David shokohet, por përmbahet dhe madje edhe duartroket njësoj si të tjerët për mirësjellje.

Ai më pas fillon dhe flet me skulptorin (që është aktor në të vërtetë dhe po luan rolin) duke i thënë se ishte komplet ndryshe kur e ka parë në Çikago. Më pas Beckham fillon dhe thotë se kjo nuk mund të dalë jashtë dhe se asgje nuk përkon me tiparet e tij por e bën në mënyrë komplet të sjellshme.

Por më pas, ai fillon dhe përmend që do vijnë në ceremoni dhe prindërit e tij, gruaja dhe fëmijët dhe nuk mund ta shohin këtë - do zhgënjeheshin shumë - dhe fillon të lëvizë, sikur do të ikë. Nervozohet por përmbahet.

Momenti kulminnat është kur i rrëzojnë statujën dhe ai shprehet:

"Me shumë mundësi më bëtë një nder me këtë.".

Ndërkohë James vrapon për t`i treguar atij që ishte një rreng dhe aty shpërthen David me fjalë me "bip" (të pista).

Shikoni videon e plotë, do shkriheni së qeshur:

Të fundit