Flash News

KRYESORE

Video/ Sa të lehtë e ka Rama për të përzënë të pakënaqurit: Përcilleni atë zotërinë atje

Video/ Sa të lehtë e ka Rama për të përzënë

Dita ditës, kryeministri Edi Rama po vërteton se në takimet që po zhvillon me njerëzit në qytete të ndryshme nuk kërkon gjë tjetër veçse të përgëzojnë për fitoren në zgjedhje dhe t’i shprehin besnikërinë për çdo veprim të tijin. Sapo përballet me një të pakënaqur, Rama bëhet agresiv dhe kërkon t’i ndërpritet fjala. Por sot në Shkodër ka shkuar edhe më tej duke përzënë qytetarët nga takimi.

Një burrë kërkoi të merrte fjalën por Rama refuzoi t’ia jepte mikrofonin dhe pas rezistencës kërkoi largimin e tij. “Mos më ndërprit se po flas unë. Mos bërtit. Mos na detyro të përcjellim tani. Ok, vazhdo, përcilleni. Përcilleni… Jo, jo, mungesa e edukatës nuk është argument. Hajde, mirupafshim”, urdhëroi Rama përpara kamerës.

Përplasjen mund ta shihni në video në 1:07:00

 

Qytetari i ankohet Ramës: Më kanë thënë me u hedh e unë s’kam ditë me u hedh… sot jam pa punë!

Militantja e PS në Shkodër përplaset me Ramën: Më mirë po e mbyll gojën…

Tragjedia e 9 janarit, nëna e viktimës i ankohet Ramës: Shteti po fsheh trafikun e drogës; Topalli bëri vetëm premtime

Të fundit