Flash News

KRYESORE

Video/ Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj, kë zgjedh Erion Veliaj si ministrin më të suksesshëm

Video/ Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj, kë zgjedh Erion Veliaj si ministrin

Socialistët, përfshi edhe kryministrin Rama, nuk e kanë zgjidhur asnjherë në publik dilemën nëse është Fatmir Xhafaj apo Saimir Tahiri ministri më i suksesshëm i Brendshëm i zgjedhur prej të majtëve. Rama apo edhe përfaqësues të tjerë të PS-së kur janë ftuar për të zgjedhur njërin mes të dyjëve, i janë shmangur përgjigjeve.

Por duket se Erion Veliaj e ka të thjeshtë të zgjedh mes Tahirit dhe Xhafës. Në aktivitetin e zhvilluar sot sa i takon marrëveshjes së nënshkruar mes Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”, Veliaj vlerësoi fort Fatmir Xhafën për punën e bërë, edhe pse ministri nuk ishte i pranishëm.

Në videon e shpërndarë nga bashkia e Tiranës, Veliaj thotë se Xhafaj ka qenë një ministër i shkëlqyer në një kohë rekord për të disiplinuar situatën e rendit publik. “Dua të falenderoj në mënyrë të posaçme, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafën që jo vetëm ka qenë një ministër i shkëlqyer në një kohë rekord për të disiplinuar situatën e rendit publik në Shqipëri siç duket nga të gjtiha statistikat, jo shqiptare por ndërkombëtare dhe nga gjithë vlerësimet që ne kemi marr”, thotë ndër të tjerash Veliaj.

Fatmir Xhafaj zëvendësoi në detyrë Samir Tahirin pas gati tre vite e gjysëm të këtij të fundit në drejtim të ministrisë së Brendshme. Xhafaj u rikonfirmua sërish në këtë post në qeverinë ‘Rama 2’./Politiko.al

http://www.dailymotion.com/video/x6ea6wx

 

Të fundit