Flash News

KRYESORE

Video/ Saimir Tahiri dhe ‘Stresi’ përballen në korridoret e Tv Klan; si reagojnë dy “ish-armiqtë”

Video/ Saimir Tahiri dhe ‘Stresi’ përballen në korridoret
Ditën e djeshme, në emisionin “Zonë e Lirë”, kanë qenë të ftuar në studio ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe reperi i njohur, Stresi. Teksa ishin në “backstage” dhe po bëheshin gati për të dalë në skenë, Stresi dhe Tahiri janë ndeshur në korridoret e Tv Klan. Por, në vend që këngëtari ta përshëndeste ish-ministrin i pari, ka qenë Tahiri ai që i ka folur Stresit, duke e përshëndetur atë. “Stres, çfarë bëre? A je mirë?”, ka qenë përshëndetja e Tahirit, ndërkohë që reperi i ka hapur rrugën për të kaluar. Një video e këtij momenti është shpërndarë nga reperi në profilin e tij në Instagram, poshtë së cilës ai shkruan: “Kur të flet ish ministri, sa i sjellshëm #bb4life 4 life”. Stresi është arrestuar disa herë nga policia gjatë kohës kur Tahiri ishte ministër, ndërsa nuk kanë munguar deklaratat fyese të reperit ndaj deputetit socialist.

Të fundit