Flash News

KRYESORE

Video/ Saimir Tahiri si Rama me Zahon, i mëson zhytjen të birit në pishinë: Ia doli

Video/ Saimir Tahiri si Rama me Zahon, i mëson zhytjen të birit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se po i shijon mjaft mirë ditët e nxehta të verës. Së fundmi, ai publikon në rrjetet sociale një video, duke i mësuar zhytjen të birit, Drinit në një pishinë.

“DT ia doli! Zhytje e pastaj prapë lart”, shkruan Tahiri, i cili dukshëm ndihet krenar për arritjen e të birit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, të njëjtin leksion u shfaq duke i dhënë të birit 3-vjeçar Zahos edhe kryeministri Rama.

Ai shfaqej në det ndërsa ndodhej me pushime në Jug të vendit, duke i mësuar notin të voglit të tij.

Të fundit