Flash News

KRYESORE

Video/ "Shënjestra" kap 2,4 kg heroinë dhe kokainë, në pranga babë e bir dhe një grua 51-vjeçare

Video/ "Shënjestra" kap 2,4 kg heroinë dhe kokainë,

Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi policia sekuestroi rreth 1,4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në qytetin e Fierit.

Në sajë të operacioni të koduar "Shënjestra", u bë arrestimi në flagrancë i I. T., 47 vjeç dhe djalit të tij G. T., 22 vjeç, si dhe një grua 51-vjeçare, e cila rezulton të jetë kunata e i I. T.

“Gjatë operacionit u godit një grup i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së  lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).
  2. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.
  3. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për  këtë veprimtari kriminale”, sqaron policia.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-23-at-08.50.03.mp4"][/video]

Të fundit