Flash News

KRYESORE

Video/ Shënoi gol, por futbollisti shqiptar ‘zhduket’ gjatë festimeve

Benjamin Kololli, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist i takimit mes AEK dhe Zyrih i vlefshëm për Europa league. Lojtari shqiptar ishte autor i golit të vetëm në këtë ndeshje, duke i dhënë 3 pikët e para skuadrës së tij në një transfertë të vështirë. Por vëmendjen më të madhe e mori festimi nga ana e tij i golit të shënuar. Në përpjekje për të festuar me tifozët Kololli kaloi një nga reklamat, por tek e dyta bie në një gropë, duke ngjallur frikë fillimisht, por fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja.  
Meczyki.pl@Meczyki

Të fundit