Flash News

KRYESORE

Video/ Sherr masiv në burg, 7 persona humbin jetën, 17 të tjerë të plagosur rëndë

Video/ Sherr masiv në burg, 7 persona humbin jetën, 17 të

Një sherr masiv në një burg të sigurisë së lartë në  Karolinën e Jugut ka përfunduar në vdekjen e 7 të dënuarve dhe plagosjen e 17 të tjerëve.

Mediat amerikane e kanë cilësuar ngjarjen si rebelimin më të dhunshëm në SHBA që nga viti 1993, kur nëntë të burgosur humbën jetën në Lucasville.

Drejtor i Departamentit Korrektues, Bryan Stirling tha se sherri mes të burgosurve nisi si një luftë për territor.

“E gjitha filloi si luftë për territor, por edhe për kontrabandim me telefona. Këta të burgosur luftojnë për para dhe territor”, është shprehur Stirling.

Gardianët e burgut kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me autoritetet përgjegjëse, për të bllokuar sinjalet e celularëve në burgje.

Ndërkohë, në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’ shihet situata e krijuar pas konfliktit të përgjakshëm brenda burgut, ku shumë të burgosur janë të shtrirë e të mbuluar nga pellgje gjaku.

;

Të fundit