Flash News

KRYESORE

Video/ Sherr pas Tirana-Vllaznia. Tifozët bardheblu me flakadanë kundër autobusit të shkodranëve

Video/ Sherr pas Tirana-Vllaznia. Tifozët bardheblu me flakadanë

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë së Shkodrës ka përfunduar në një përplasje mes tifozëve të dy skuadrave. Gjithçka ka nisur jashtë stadiumit dhe përplasje ka çuar edhe në bllokimin e trafikut, nga kryqëzimi i Komunës së Parisit te shkolla Vasil Shanto. Kanë qenë tifozët e Tiranës që i kanë gjuajtur autobusit të tifozëve të Shkodrës me flakadanë, raporton gazetari i Politiko.al i pranishëm në vendngjarje. Policia e pranishme në stadium dhe rreth tij, ka shoqëruar tre tifozë të Tiranës dhe po mundohet të shtensionojë situatën dhe të zhbllokojë trafikun. Gjithçka erdhi si pasojë e tifozëve të Tiranës pas humbjes 1-2 në shtëpi.

Të fundit