Flash News

KRYESORE

Video/ Shfaqet Artan Shkreli por flet për hekurudhën, deputetja e PD-së i kujton kohën kur fliste për kangjellat

Video/ Shfaqet Artan Shkreli por flet për hekurudhën, deputetja e

Që prej nisjes së debatit, nëse duhet shembur apo jo godina e Teatrit Kombëtar, Artan Lame dhe Artan Shkreli, dy prej njerëzve të cilët në publik prezantohen si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë heshtur edhe pse në të kaluarën, kur në qeveri ishin demokratët, mbahen mend edhe për ‘beteja’ modeste (në krahasim me teatrin), siç ishte ajo për kangjellat e presidencës.

Ditën e sotme, Artan Shkreli ishte në Komisionin e Ekonomisë, por këtë herë si zëvendësministër i Transporteve për të folur “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare-rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”. Në një moment, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kërkuar Shkrelit të shprehet për teatrin, duke i kujtuar debatin që ka zhvilluar për kangjellat, madje tha se mund të prononcohej edhe në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, edhe pse nuk ishte çështja e teatrit në fokus të mbledhjes.

Por pavarësisht ftesës së Tabakut, Shkreli sërish zgjodhi të heshte.

 

Të fundit