Flash News

KRYESORE

Video/ Shiu nuk e ndal protestën e studentëve, përpara Kryeministrisë kërkohet pranimi i 8 pikave

Pavarësisht motit të keq, protesta e studentëve po zhvillohet përpara Kryeministrisë në Tiranë. Të rinjtë janë mbledhur sërish sot për të kërkuar pranimin e tetë pikave që, sipas tyre, do të përmirësojnë kushtet për studentët dhe cilësinë e arsimit në Shqipëri.

Sot protestës i janë bashkuar edhe një numër i konsiderueshëm i prindërve, të cilët mbështesin kërkesat e fëmijëve të tyre.

Në ditën e 11-të të protestës nuk ka ende asnjë tërheqje nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkon dialog me studentët, por që refuzohet me vendosmëri nga këta të fundit.

Pedagogë dhe intelektualë të shumtë kanë theksuar se tetë pikat janë menjëherë të realizueshme, por përpjekja e kryeministrit Rama për dialog bëhet vetëm për të larguar fokusin nga problemet e shumta që kanë universitetet.

Kërkesat e studentëve, Artan Fuga: Janë të realizueshme menjëherë. Këto janë 9 pikat e tjera  që nxjerrin kombin nga injoranca

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2018/12/video-1544865980.mp4"][/video]

Të fundit