Flash News

KRYESORE

Video/ Shkaktoi incident në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, gruaja u shfaq e paftuar edhe në Tiranë, në aktivitet edhe Edi Rama

Video/ Shkaktoi incident në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,

Ditën e djeshme, bëri xhiron e rrjetit video-momenti kur një grua shfaqet e paftuar në podiumin ku po mbahej ceremonia për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ndërsa u largua me forcë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ajo u prezantua si pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës.

Video ngjalli shumë reagime dhe debate. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. Ndërsa nisi të flasë, fjala e saj u ndërpre nga Haradinaj, i cili fillimisht e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

Më pas kanë ndërhyrë rojet e sigurisë dhe gjithçka iu rikthye më pas normalitetit.

Por kush është kjo grua? Në fakt, një skenë e tillë nuk është e para për Valdete Dërallën. Një skenë e tillë ka ndodhur edhe në një aktivitet organizuar për 100-vjetorin e pavarësisë në Tiranë, ndërsa i pranishëm ishte Edi Rama.

Ndiqni videon pas minutës së 5-të.

Të fundit