Flash News

KRYESORE

Video/ Shkatërrohet mafia shqiptare në Spanjë, sekuestrohen 1 ton kokainë dhe një valixhe plot me euro

Video/ Shkatërrohet mafia shqiptare në Spanjë, sekuestrohen 1 ton

Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare që lidhej me trafikimin ndërkombëtar të drogave të forta.

Në sajë të një operacioni të përbashkët me DEA-n dhe Drejtorisë së Antidrogës në Kolumbi e Europol, janë sekuestruar një sasi prej 1 ton kokainë, një valixhe me para (1.5 milionë euro), ndërsa kanë rënë në pranga 5 persona, dy prej tyre shqiptarë.

Sipas mediave vendase, organizata transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia në rrugë ajrore dhe përdorte një grup kriminelësh spanjollë në rolin e shpërndarësve.

Hetimet për goditjen e grupit mafioz kanë nisur që në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe ka rezultuar se sasi të mëdha të drogës kanë hyrë përmes fluturimeve me çarter nga Kolumbia nga shtetasit shqiptarë që jetojnë në Spanjë.

Autoritetet vendase kanë sqaruar se operacioni vijon, për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet trafikimi.

Të fundit