Flash News

KRYESORE

Video/ Shkëputet karuseli në parkun e lojrave në Ohajo, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Video/ Shkëputet karuseli në parkun e lojrave në Ohajo, 1 i

Të paktën 1 person ka mbetur i vdekur dhe 7 të tjrë janë plagosur në parkun e lojrave në Ohio ku po mbahej panairi shtetëror.

Ata kanë qenë duke luajtur në lojën e quajtur ‘The Fireball’ kur ajo është thyer dhe i ka hedhur njerëzit në ajër në lartësinë 8-10 metra, të cilët më pas janë përplasur në tokë.

Një djalë 18 vjeçar mbeti i vdekur nga ngjarja tragjike, ndërsa 7 të tjerë janë dërguar në spital për të marë shërbimin mjeksor. 2 persona raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme ndërsa 5 prej tyre në gjendje kritike për jetën, një prej të cilëve është një fëmijë 13 vjeç, ka raportuar shefi i batalionit të zjarrit të Columbus Steve Martin.

Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në parkun e lojrave Ohio State Fair.

Të fundit