Flash News

KRYESORE

Video/ Shkrimtari Kim Mehmeti: Më kap frika kur dëgjoj se për çfarë akuzohen ministrat e Ramës

Video/ Shkrimtari Kim Mehmeti: Më kap frika kur dëgjoj se për

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Kim Mehmeti që jeton në Maqedoni, Kim Mehmeti ka komentuar çështjen ‘Xhafaj’ dhe implikimin e ministrave të qeverisë Rama në afera korruptive.

I ftuar në emisionin ‘Imazh’ në RTK në Kosovë, Mehmeti theksoi se e zë friak kur dëgjon që Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj mund te kenë lidhje bashkëpunuar direkt ose indirekt me banda narkomafioze.

Ministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme të Shqipërisë është i akuzuar se ka bashkëpunuar me banda narkomafioze?! Ministri i tanishëm i policisë së Shqipërisë e paska vëllaun të dënuar për trafikim droge! Është e mundur që partia pushtet-mbajtëse në Shqipëri të mos ketë në kreun e saj asnjërin që nuk është i lidhur me qarqet kriminele e narkomafioze?! Dhe kur i dëgjon akuzat që njëri tjetrit ia drejtojnë burrështetasit e Tiranës dhe Prishtinës, të kap frika dhe s’ke si mos e pyesësh veten: mos vallë ‘Shqipëritë’ tona janë të zaptuara nga partitë që u shërbejnë bandave kriminele dhe, mos ato janë të drejtuara nga burrështetas të kapur peng nga narkomafia?! Çka nuk na shpërlanë nga përgjegjësia as neve që i mbështetëm dhe i votuam ata!”, ka përunduar Mehmeti.

Të fundit