Flash News

KRYESORE

Video/ Shpërthim në kampusin universitar të Lionit, dyshohet për rrjedhje gazi

Video/ Shpërthim në kampusin universitar të Lionit, dyshohet

Një shpërthim masiv është shënuar sot në një ndërtesë universiteti në Lyon, Francë. Ende nuk bëhet me dije nëse ka viktima nga ngjarja.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për ndërtesën në kampusin “La Doua” në Villeurbanne, në veri të qendrës së qytetit të Lionit, ku është një bibliotekë shkencore.

Zona është evakuuar dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Burime nga policia dhe universiteti thanë se po punohet për të shuar flakët dhe se shkak për shpërthimin mund të jetë bërë rrjedhja e gazit.

https://www.youtube.com/watch?v=0AeAlrdHOwY

Të fundit